Bukuritë e 'Green Coast', hidhen në telajo nga studentët e Universitetit të Arteve

Bukuritë e Green Coast, u hodhën në telajot nga studentët e Universitetit të Arteve.

Qendra e re tregtare “Galeria by TEG”, në bashkëpunim me Universitetin e Arteve sollën ekspozitën me 16 vepra të studentëve në zemër të qendrës tregtare me të madhe në vend TEG.

Studentet tregojnë teknikat e përdorura në artin e tyre dhe kohën e realizimit.

''Vepra ime përfaqëson vreshtat e ullirit që janë një pjesë e madhe e kulturës së bregdetit Jon.

Por ngjyrat që janë përdorur në pikturë janë ngjyra jo realistike''. Teknika që kam përdorur është teknikë mikse''.

Dritan Nasi profesor në Universitetin e Arteve theksoi se frymezimi i drejtpërdrejtë i bregdetit solli kreativitetin e studentëve për të realizuar veprat.

''Kjo ekspozitë është e gjitha një frymëzim i drejtpërdrejtë nga Bregdeti i Jugut të Shqipërisë.

Kryesisht është frymëzimi nga zona e Palasës dhe të gjitha këto janë punimet e studentëve''.

Te gjithe vizitoret e TEG do të kenë mundësinë që ti eksplorojnë këto piktura të shpalosura nga studentët, dhe pse jo ti bëjnë të tyre, duke i mbështetur në këtë mënyrë artistët e rinj.