6 ditë më shumë punë/ Ndryshimi në Kodin e Punës, Nikollaj: Absurde dhe antikushtetuese
Parlamenti votoi ndryshime ligjore ku nëse votohen koha e pushimeve vjetore te pagueshme do ulet me 6 ditë.
Për kreun e konfederatës së sindikatatave të Shqipërisë Kol Nikollaj kjo është një absurditet dhe antikushtetues.
‘’Kjo është një absurditet. Është një kufizim i të drejtës të fituar.
Kjo e drejtë e fituar nuk është fituar vetëm 30 vitet e demokracisë, por ka qenë edhe në kohën e komunizmit''.
Nikollaj ka paralajmërur grevë të përgjithshme kombëtare nëse ndryshimet për Kodin e Punës dekretohen e më pas miratohen nga parlamenti.
‘’Ne do bëjmë thirrje për nëj grevë të përgjitshme kombëtare.
Sepse kjo prek të gjithë të punësuarit, qoftë në privat qoftë në publik. Ne do të reagojmë’’.
Nikollaj thotë se sipas ketij propozimi është hequr nga Kodi i punes ,Neni 92 pike 2 togfjaleshi "4 javë kalendarike" , dhe është ndryshuar me togfjalshin "22 ditë kalendarike ndërsa thotë se shpreson që kjo të jetë vetëm një lapsus.
