6 MLD $ për ndryshimet klimatike, Muça: Investimi i kërkuar nga BB, i parealizueshëm nga Shqipëria
Banka Boterore thote se Shqipëria duhet të investojë 6 miliardë dollarë brenda dekadës së ardhshme për të zbutur dëmet e ndryshimeve klimatike.
Por fatkeqësisht, sipas Eksperti Klodian Muça kjo vlerë eshte e lartë dhe e parealizueshme per mbrotjen efektive ndaj ketyre ndryshimeve.
‘’Unë kam përshtypjen se Shqipëria nuk i ka këto para.
Nuk i ka hapësirat financiare për të ndërtuar, megjithatë mund të merren sadopak masa.
Masat në disa raste mund të jenë edhe pa kosto, thjesht dmth çështje vullneti’’.
Teksa evidenton problematikat e mbrotjes se mjedisit eksperti thekson nevojën per nderhyrje konkrete.
‘’Në Tiranë është folur për pyllin orbital, në të vërtetë çfarë bëjnë. Po shikojmë që po ndërtohet çd ditë e më tepër.
Në çdo rrugë të Tiranës po të shkosh shikon që hapet një gropë pallati apo është duke u ndërtuar një pallat.
Duhen marrë masa konkrete. Masa konkrete për mbrojtjen e ambientit’’.
Muça shprehet se masa duhet te merren dhe ne sektorin e pyejeve, turizmit dhe ne bujqesi
‘’Ministria e Bujqësisë të fillojë të shtojë pjesën e mbjelljes së pemëve. Të marrë masa konkrete që mos të kemi dëmtime nga eurozionet’’.
Raporti i publikuar nga BB evidenton se te 6 ekonomite e ballkanit perendimor duhet te investojne 37 miliard dollare ne dekaden e ardhshme per ndryshimet klimatike.
Sipas Bankës Botërore, nëse këto investiem nuk do të realizoheshin do t’i sillnin Shqipërisë deri ne 2050 një dem sa 15.7% e prodhimit te brendshem bruto.
