Spiropali: Listë jo e vogël e kolegëve që kanë një bast me drejtësinë, është e rëndë. Beteja e tyre, individuale

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në mbledhjen e Kongresit të PS foli për drejtësinë, ku u ndal edhe tek zyrtarët socialistë, të cilët janë para drejtësisë.

Spiropali u shpreh se lista e kolegëve apo ish kolegëve që kanë probleme me drejtësinë është e gjatë, por kjo është një bast i tyre personal.

Sipas saj, përgjegjësi e tyre është individuale dhe jo është e pashmangshme.

“Ne kemi rikthyer në jetë pushtetin e drejtësie. Ka një listë jo të vogël me kolegë që kanë një bast personal me drejtësinë. Është e rendë, por e pashmangshme që beteja e tyre të jetë individuale.

Di që nuk ka asnjë të vërtetë në pohimin cinik që e gjithë klasa politike është njëlloj dhe njëlloj në futjen të dorës në fondet publike

Këtë gjë e ndan drejtësia dhe ne duhet të presim. Kush ka gabuar me dashje duhet ë paguajë dhe kush vërtetën të3 kundërtën e ka të hapur derën e mbyllur përkohësisht.

Askush nuk mund të linçohet në emër të gjyqeve popullore. Prezumimi i pafajësisë është i drejtë.

Ne duhet të kooptojmë se zgjidhjet juridikë janë të pamjaftueshme nëse ato nuk parashoqërohen me mjete politike”, deklaroi ndër të tjera Elisa Spiropali.

Ministrja gjithashtu theksoi se ata “shkojmë në zgjedhje si një organizatë politike që reflekton nivelin e shoqërisë shqiptare”. “PS është i vetmi propozim realist për Shqipërinë”, theksoi Elisa Spiropali.