Çfarë ofron Akademia e Forcave të Armatosura?/ Leka: Në 2024-ën hapim 2 Mastera të tjerë, ja kush mund të aplikojë

Zëvendës Dekani i Akademisë së Forcave të Armatosura, Ahmet Leka në një intervistë në Ora News u shpreh se në vitin 2024 Akademia e Forcave të Armatosura do hapë 2 Mastera të tjerë Shkencorë.

Leka: Akademia ka pasur zhvillime të ndryshme gjatë gjithë viteve. Në vitin 2020 për herë të parë u hapën programet e Bachelorit në sistem tre vjeçar.

Në vitin 2023, Akademia pas një bashkëpunimi e pas një partnership me Akademinë më të famshme të botës, kaloi në sistemin 4 vjeçar, pra në vitin 2023 ne kaluam në sistemin 4 vjeçar duke ofruar tre programe të reja studimi.

Për vitin 2024 Akademia ofron tre programe studimi në Bachelor, përkatësisht Bachelor në Marrëdhëniet Ndërkomëbtare në fushën e Mbrojtjes, Bachelor në teknologji dhe Informacion në fushën e Mbrojtjes dhe Bachelor në Shkencat e Komunikimit në fushën e Mbrojtjes.

Për vitin 2024 ne kemi që zhvillojmë një program Master Profesional që ka datuar që në 2021, Master Profesional në fushën e Sigurisë Kibernetike.

Por për vitin 2024 risia është që ne do hapim 2 Mastera të tjerë Shkencorë. Master Shkencor në Siguri dhe Politikë Ndërkombëtare dhe Master Shkencor në Shkenca Kompjuterike dhe Inteligjencë Artificiale.

Mund të aplikojnë të gjithë maturantët. Në faqen e Akademisë janë të shfaqura kriteret.

Kriteteret në kuptimin e pastërtisë së figurës. Ne kritetin e futjes e kemi nga mosha 18 deri në 24.5 vjeç.