Tentoi të djeg me benzinë parukerinë e ish-kunatës, arrestohet në flagrancë 24- vjeçari në Korçë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2024, 12:40
Një 24-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi tentoi të djeg me benzinë parukerinë e ish-kunatës së tij.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policis Korçë
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin S. D., 24 vjeç, banues në Korçë.
Ky shtetas ka tentuar të djegë me benzinë, një objekt (parukeri) që është në përdorim nga ish kunata e tij.
