Plagosi me kaçavidë një 45-vjeçar në Elbasan, arrestohet autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2024, 12:47
Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e stome në Elbasan. Bëhet me dije se 30-vjeçari me iniciale Q.Sh u arrestua pasi në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me kaçavidë, një 45-vjeçar me iniciale A.K. Nërkohë i plagosuri ndodhet në kujdesin e mjekëve. Gjithashtu në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kaçavida.
Njoftimi i Policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Komisariati i Policisë Peqin arrestoi në flagrancë shtetasin Q. Sh., 30 vjeç, banues në Peqin, pasi në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me kaçavidë, shtetasin A. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kaçavida.
