Ministri Balla takime me strukturat e policisë në Gjirokastër, Tepelenë dhe Memaliaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Korrik 2024, 14:15
Burime për OraNews konfirmuan se Ministri i Brendshëm është informuar nga Drejtori i DVP Gjirokaster Ardian Cipa me problematikat dhe masat e marra per ruajtjen e rendit publik në këtë qark.
Pritet njoftim nga Ministria e Bredshme mbi ato çfarë u ka thënë apo kërkuar Ministri i Brendshëm strukturave të Policisë në Memaliaj një javë pas ngjarjes së rëndë në këtë qytet.
Memaliaj u trondit para pak ditësh nga atentati mafioz, që la pas tre të vrarë.
Shënjestër e atentatit ishte Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili u ekzekutua.
Po ashtu, u vranë kamerieri 36-vjeçar, Gledio Muka dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela, dy viktima të cilët nuk kishin lidhje me objektivin.
