Protesta e fermerëve/ Muço: Sipas ligjit dërguam shkresë zyrtare për këtë protestë
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 23 Korrik 2024, 10:01
Nënkryetar i shoqatës së biznesit të vogël, Bujar Muço në një intervistë në Ora News u shpreh se sipas ligjit dërguna shkresë zyrtare për protestën e fermerëve të Korçës.
Muço: Ne si shoqatë me kërkesën e feremerëve të qarkut të Korçës para një jave kemi organizuar këtë protestë për të drejtat dhe problemet që kanë fermerët në qarkun e Korçës dhe në mbarë Shqipërinë.
Sipas ligjit dhe rregullores që ne na jep Kushtetuta, hartuam një dokument zyrtar dhe iu drejtuam komisaritatit që mbulon këtë zonë ku ne do organizonim këtë protestë.
Jemi drejtuar me shkresë zyrtare nga ana e shoqatës që ditën e premte.
Në fillim kemi marrë një miratim nga drejtuesit dhe më pas na është refuzuarm me disa arsyetime absurd.
