Turizmi dhe mungesa e punëtorëve/ Bedinaj: Jemi në pikun e sezonit, hotelet janë të tejmbushura
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 23 Korrik 2024, 10:17
Kryetar i tur-operatorëve në jug, Vasil Bedinaj në një intervistë në Ora News u shpreh se jemi në pikun e sezonit turistik dhe se hotelet janë të tejmbushura.
Bedinaj: Për ne këtu në Vlorë gota është plot.
Pavarësisht portaleve që nuk është hera e parë por jemi mësuar me ta dhe nuk i kushtojmë shumë vëmendje dhe kohë.
Jemi në pikun e sezonit turistik.
Nga data 15 korrik kemi hyrë në turzimin tradicional pra në pikun e sezonit.
Hotelet në përgjithësi janë me kapacitet 100%.
