Maratona e bebave në Pogradec/ Dhjetra fëmijë 6-24 muaj “garojnë” për çmimin e parë

Në kulmin e sezonit turistik, Pogradeci është bërë edhe më tërheqës, për prindërit me fëmijë nën 2 vjeç. Përveçse shfaqjeve të ndryshme për të miturit, në qytetin liqenor është zhvilluar edhe maratona e bebeve, e cila ofroi momente mjaft argëtuese, por edhe kujtime të bukura për prindërit e fëmijët.

Pogradeci për të dytin vit me radhë ka organizuar edhe maratonën e bebave. Nnjë aktivitet sportiv i cili ka në fokus voglushët  nga 6-24 muaj si dhe argëtimin e tyre.

3 gara u zhvilluan mes voglushëve. "Këmbadorazi" "Vrapoj vetë" "Vrapoj shpejt" duke pëcjellë emocione, të qeshura por edhe lot në radhët e fëmijëve dhe prindërve

“Normalisht për fëmijët e vegjël sa më shumë të ketë aq më mire. I bën më aktiv, më të gjallë.”

Për atleten rekordmene, Pavlina Evro një aktivitet i tillë ka në fokus jo vetëm argëtimin e voglushëve por edhe lidhjen e tyre me sportin.

“Ky është një gëzim jo vetëm për ne që shohim bebat që në lindjen e tyre e deri 24-muajsh, që ata të vrapojnë. Ftoj të gjithë prindërit që t’i afrojnë kësaj maratone dhe të merren me sport.”

Ashtu si në çdo garë fituesit e disiplinave të maratonës u vlerësuan me trofe, një kujtim mjaft i bukur për të kur të rriten.

Por përveçse garës për të vegjlit, qyteti liqenor për 3 net me radhë ofroi shfaqje të ndryshme për fëmijë.