Rrëzohet helikopteri rus, raportohet për viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2024, 09:37
Një helikopter ushtarak rus Mi-28 u rrëzua në rajonin Kaluga të Rusisë jugperëndimore, duke rezultuar në vdekjen e të gjithë ekuipazhit.
“Helikopteri Mi-28 u rrëzua në rajonin e Kaluga, në një zonë të pabanuar.
Të gjithë anëtarët e ekuipazhit kanë humbur jetën”, tha një burim i ministrisë së mbrojtjes për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.
Të dhënat paraprake tregojnë se shkaku i katastrofës ishte një dështim teknik.
Helikopteri ka një ekuipazh prej dy personash dhe pranë fshatit Klenki, rreth 150 kilometra nga kufiri me Ukrainën.
