Eluned Morgan do të jetë gruaja e parë lidere e Laburistëve të Uellsit

Eluned Morgan është konfirmuar si liderja e re e Laburistëve të Uellsit dhe do të pasojë Vaughan Gething si ministrja e parë e Uellsit – gruaja e parë që merr këtë rol.

Morgan, 57 vjeçe, ministrja aktuale e Shëndetësisë në Uells, është konfirmuar si liderja e re e partisë, pas mbylljes së nominimeve, ku ajo ishte e vetmja pretendente.

Ajo do të zëvendësojë Gething, i cili njoftoi dorëheqjen e tij javën e kaluar pas katër muajsh të vështirë në detyrë, duke shfaqur mosmarrëveshje për donacionet dhe ministrat e shkarkuar.

Ndërsa Morgan është shpallur zyrtarisht si lidere e partisë, ajo nuk mund të bëhet menjëherë ministre e parë – pasi kërkohet një votë konfirmimi në Parlamentin e Uellsit.

Ajo e ka promovuar veten si një kandidate e “unitetit” dhe kandidon së bashku me ministrin e Çështjeve Rurale, Huw Irranca-Davies, i cili do të bëhet zëvendësministër i parë.

Parlamenti i Uellsit është aktualisht me pushime deri në shtator dhe do të duhet të rifillojë më herët – në mënyrë që Morgan të marrë detyrën më shpejt.

Kjo nuk do të ndodhë derisa ministri i parë aktual t’i dorëzojë dorëheqjen mbretit Charles.