Rreth 1000 turistë evakuohen për shkak të zjarrit masiv në Vieste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2024, 20:32
Një fshat turistik në Italinë jugore, ku pushojnë rreth 1000 turistë, u evakuua sot për shkak të një zjarri masiv pyjor.
Autoritetet thanë se flakët ishin drejtuar drejt fshatit ku ndodheshin pushuesit – për shkak te erërave te forta.
Pushuesit u akomoduan në dy objekte të tjera turistike aty pranë – dhe në një gjimnaz të shkollës lokale. Shumë prej tyre ishin fëmijë.
Temperaturat kanë qëndruar mbi 30 gradë Celsius në jug të Italisë – për shumë ditë dhe nuk ka pasur shira në javët e fundit.
Kryebashkiaku i Viestes, Giuseppe Nobiletti shprehu dyshimin se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një zjarrvënie.
“Kjo ishte përpjekja e pestë në një javë dhe ata e bënë këtë mëngjes”, tha ai.
