“Joe, je pushuar nga puna”, Trump ndjek fjalimin e Biden nga avioni. Ja ironia me presidentin amerikan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2024, 08:21
Donald Trump ka ndjekur fjalimin e Joe Biden nga avioni i tij personal, ndërsa ka ironizuar presidentin amerikan.
Në foton e parë, të realizuar nga fotografi i New York Times, Doug Mills, ish-presidenti shikon në një ekran televizori me vëmendje, ndërsa Joe Biden flet nga Zyra Ovale.
Ndërsa në foton e dytë, nga këshilltari i tij Chris LaCivita ka publikuar foton e Trump, i cili ka kthyer shpinën nga Biden, në dukje i pashqetësuar për atë që ka për të thënë.
Më pas LaCivita teksa ka publikuar foton, kujton thënien e Trumpit: “Joe, je pushuar nga puna!”.
.@realDonaldTrump watches President Biden’s address to the Nation, from his plane following a rally in Charlotte, NC. pic.twitter.com/ohDhsqtVqC
— Doug Mills (@dougmillsnyt) July 25, 2024
