Zjarr masiv në malin e Rrencit në Lezhë, rrezikohen disa banesa
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2024, 11:29
Një vatër zjarri ka përfshirë malin e Rrencit në Lezhë, mes fshatrave Malecaj e Koljakaj. Gjithashtu flakët po përhapen me shpejtësi edhe për shkak të erës, duke rrezikuar disa shtëpi banimi që ndodhen poshtë saj.
Siç raportohet shërbimet zjarrfikëse janë nisur për në vendngjarje, ndërkohë që banorët janë angazhuar për të shuar flakët. Nuk dihet ende se si nisi zjarri, por ka dyshimet që flakët të jenë shkaktuar nga pakujdesia.
