Shansi i fundit për Reformën Zgjedhore, Kume: Në shtator të vijohet puna për të realizuar ndryshimet e kërkuara

Ish kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume në një intervistë në Ora News u shpreh se është e domosdoshme që të bëhet më shumë se kaq për Reformën Zgjedhore.

Kume: Ajo çka mund të vendoset deri në fund të këtij sesioni parlamentar, pra deri pasnesër duhet të pranohet nga të gjithë vetëm si realizim i detyrimit që ka Kuvendi për t’ju përgjigjur asaj që kërkoi gjykata Kushtetuese.

 E domosdoshme për mua është që në shtator nëse nuk do ta bëjnë tani, të vazhdohet puna për të realizuar ato ndryshime që janë kërkuar.

E domosdoshme që të bëhet më shumë se kaq për Reformën.

Duhet patjetër që të jetë objekt trajtimi dhe vendimarrja në Kuvend gjithçka që lidhet me rekomandimet e OSBE ODIHR për ti pasqyruar si të tilla në legjislacion.