''Duhej të jepja shpjegime'', ministri Mazniku del pas 3 orësh nga SPAK-u
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2024, 12:47
Ministri për Shtetin dhe Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka dalë nga Prokuroria e Posaçme pas gati 3 orësh marrje në pyetje.
Ministri Mazniku deklaroi shkurtimisht para kamerave se u paraqit në SPAK si person që kishte dijeni për një çështje.
“Duhet të jepja shpjegime”, tha Arbjan Mazniku shkurtimish.
Ministri Mazniku mbërriti në SPAK rreth orës 09:30 i vetëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mëngjesin e sotëm.
Nuk dihet ende arsyeja pse Arbjan Mazniku është paraqitur në SPAK.

