Zgjedhjet në Himarë, sot në orën 16:00 mbaron afati/ 7 parti në garë, PD ende nuk është regjistruar

Në garën për zgjedhjet e parakohshme për kryetar bashkie në Himarës kanë depozituar kërkesën për tu regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) 7 parti.

Partia Demokratike ende nuk ka depozituar kërkesë, ndërsa afati përfundon sot në orën 16:00.

Lista e partive që kanë depozituar kërkesën për tu regjistruar në zgjedhjet e Himarës

1.    Partia Socialiste e Shqipërisë (PS);
2.    Partia e Lirisë (PL);
3.    Partia republikane (PR);
4.    Partia Demokristiane (PDK);
5.    Partia Balli Kombëtar (PBK);
6.    Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ);
7.    Fryma Re Demokratike (FRD);