Dalin FOTOT e kamarierit dhe klientit që u vranë nga atentati në Memaliaj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Memaliaj
Bëhet fjalë për një vrasje të trefishtë, ndërkaq janë mësuar identitetet e viktimave dhe dinamika e ngjarjes
Teksa qëndronin në ambientet e një lokali kanë mbetur të vrarë 3 persona dhe 1 i katërt ka mbetur i plagosur.
Viktimat janë identifikuar deri në këto momente si Shyqo Kalemi, Gledio Muka dhe M. Çela.
Ndërkohë trupat e pajetë ndodhen brenda lokalit pranë bashkisë ku dhe ndodhi vrasja. Në orët e para të mëngjesit ata janë çuar në morgun e spitalit.
Atentatoret pasi kanë qëlluar me automatik kallashnikov duke lënë të vdekur 3 personat janë larguar në drejtim të paditur.
Dyshimet e para janë se objektiv i atentatit ka qenë Sh.K, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit.
Vrasja lidhet me sagën e përplasjeve dhe eleminimeve të grupeve Sadikaj-Papa në Sarandë dhe Memaliaj.
Kjo pasi viktimat mësohet se janë familjarë të Andrea Kalemit, i njohur edhe si Tiku Kalemi. Personat që humbën jetën janë Shyqyri Kalemi, Marsel Çela dhe Bledar Muka, ndërsa i plagosur ka mbetur Artur Kalemi që ndodhet në spital.
Shyqyri Kalemi është babai i Andrea (Tiku Kalemi). Në janar, një atentat iu bë edhe vëllait të Kalemit, Zamir Kalemi, ndërkohë viktimë më herët e përplasjeve ishte edhe nipi.