Mori leje për t'u betuar si eurodeputet në PE/ Fredi Beleri rikthehet në burgun e Fierit, shoqërohet nga Petro Gjikuria
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2024, 15:55
Eurodeputeti Fredi Beleri, pa përfundimit të lejes 5 ditore për t’u betuar si anëtar i PE në Strasburg, është rikthyer në qelinë e tij në burgun e Fierit.
Beleri shoqërohej nga kandidati i opozitës për bashkinë Himarë, Petro Gjikuria.
Kujtojmë se Beleri u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2 vite burg për blerje votash. Beleri e shlyen dënimin përfundimisht në 19 tetor dhe fiton lirinë.
