Ish-ministri i Brendshëm, Lleshaj thërritet në SPAK. Ja për çfarë bëhet fjalë
Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është thirrur në prokurorinë e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Lleshaj është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për një çështje nën hetim nga SPAK.
Prokuroria e posaçme po kryen hetime për dyshime për abuzime me tenderat në kohën kur Lleshaj drejtonte Ministrinë e Brendshme.
Dy vite më parë në Malësinë e Madhe 14 persona janë arrestuar në radhët e policisë së Shkodrës, efektivë dhe ish-efektivë.
Shkak për këtë janë bërë akuzat për abuzim me tenderin e rikonstruksionit të godinës së komisariatit të Malësisë së Madhe.
Mes të ndaluarve ka qenë edhe ish-drejtues të lartë në sektorë të ndryshëm të policisë Shkodër.
Inaugurimi erdhi pas përfundimit të punës për rikonstruksionin e godinës ku mori pjesë në atë kohë edhe ish-ministri Sandër Lleshaj.
Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 2 milionë lekë të lidhura me këtë tender.
Gjithsesi nuk është e konfirmuar se është kjo çështja për të cilën është thirrur Lleshaj.

