Mashtrimi me mikrokreditë/ Vetëvritet një nga të akuzuarit, Olsi Ibro u hodh nga pallati. Dje prokuroria i sekuestroi pasuritë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2024, 10:17
Olsi Ibro, një nga të akuzuarit për skandalin me mikrokreditë, është vetëvrarë.
Mësohet se ai është vetëhedhur nga një pallat në ndërtim.
Ibros dje iu sekuestruan pasuritë nga Prokuroria e Tiranës.
Ndërkohë, bashkeshortja e tij, Elsa Ibro është me masë arrest në shtëpi.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.07.2024, në rrugën "Ramazan Shijaku", dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
