Meta: Pastrimi i parave “ulëret” në çdo lagje të Tiranës, këtë nuk e sheh vetëm SPAK-u

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen e Kryesisë sot ka folur për modelin ekonomik në Shqipëri, duke shprehur nevojën për një transformim urgjent.

Sipas Metës, “struktura e ekonomisë duhet të zhvillohet me shpejtësi, drejt një ekonomie prodhuese dhe shërbimesh cilësore, që krijojnë vlerë më të lartë, dhe eksporte në rritje.

Sepse, ndërkohë që prodhimi dhe punësimi vijojnë pikiatën, bumi i ndërtimeve në mënyrë të çuditshme, vazhdon me ritme të larta”.

Ndër të tjera i shprehet se bumi i ndërtimeve vazhdon për ndërtesa rezidenciale, dhe ka rënie të ndjeshme të ndërtimeve të karakterit ekonomik prodhues.

Fjala e Metës:

Modeli ekonomik shqiptar, pikërisht atë që ne kemi qartësuar në mënyrë të kristaltë në programin tonë në Konventën historike të 27 Prillit, se modeli ekonomik I vendi ka nevojë për një transformim urgjent, radikal, duke u orientuar kryesisht nga eksportet, dhe shfrytëzimi I burimeve natyrore, dhe jo vetëm nga sektori i ndërtimit dhe i konsumit.

Struktura e ekonomisë duhet të zhvillohet me shpejtësi, drejt një ekonomie prodhuese dhe shërbimesh cilësore, që krijojnë vlerë më të lartë, dhe eksporte në rritje.

Sepse, ndërkohë që prodhimi dhe punësimi vijojnë pikiatën, bumi I ndërtimeve në mënyrë të çuditshme, vazhdon me ritme të larta.

A ka logjikë ekonomike që mund të shpjegojë faktin që kullat dhe pallatet shtohen çdo ditë, ndërkohë që fuqia blerëse bie ndjeshëm, aq sa sot një çifti të ri i duhen 60-70 vite pune për të blerë një apartament në periferi të Tiranës.

Për kë ndërtohen gjithë këto apartamente, kur nuk ka kush t’i blejë?

Këtë e provon më së miri fakti, se sot vetëm në Tiranë janë 52 mijë apartamente të pabanuara.

Por, edhe të dhënat e 3-mujorit të parë të sektorit të ndërtimit në vetvete, janë akoma më shqetësuese, sa i takon strukturës së ndërtimit.

Sepse, së pari, bumi i ndërtimeve vazhdon për ndërtesa rezidenciale, dhe ka rënie të ndjeshme të ndërtimeve të karakterit ekonomik prodhues.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit rezidenciale në 3-mujorin e parë të vitit 2024 është rritur me 7%,  krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti paraardhës.

Ndërkohë sipërfaqja e ndërtimeve industriale është ulur në mënyrë drastike me 40%, ndërsa sipërfaqja e ndërtimeve të sektorit ekonomik të shërbimeve dhe tregtisë është ulur në rreth 42%.

Intensiteti i rritjes së ndërtimeve, sidomos në Bashkinë e Tiranës mbetet shumë i lartë, gjë që vërteton edhe një herë jo vetëm betonizimin e tmerrshëm të kryeqytetit, kriminal, por dhe konstatimin e opozitës dhe të institucioneve partnere, për shndërrimin e Tiranës në  lavatriçen gjigande të pastrimit të parave të pista.

Në tremujorin e parë të vitit 2024, sipërfaqja e lejeve  të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës është sa 65% e totalit të gjithë sipërfaqes së ndërtimit të vendit.

Tirana është kthyer në simbolin më të urryer të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë.

Pastrimi i parave “ulëret” në çdo lagje të Tiranës, ku çdo ditë hapet një kantier i ri ndërtimi, duke shkatërruar një park, duke asgjësuar një lulishte, duke rrëmbyer dhe tjetërsuar prona e ligjshme të qytetarëve të Tiranës.

Këtë lavatriçe gjigande të pastrimit të parave, nuk e sheh vetëm SPAK-u i Ramaformës, që ka frikë t’i përmendë emrin jo vetëm Edi Ramës, por edhe Erion Veliajt, që ka marrë peng Bashkinë e Tiranës dhe nuk do t’ia dijë për rritjen e kostove të jetesës së qytetarëve në mënyrë marrëmëndese , por vetëm si të vazhdojë të vjedhë me inceneratorin fantazmë dhe të shtojë i pashqetësuar milionat në llogaritë e veta bankare me kompanitë kriminale të tipit 5D.

Ndaj edhe rrethimi demokratik, i  këtij kryehajduti, do të vazhdojë me vendosmëri, deri në largimin e tij me çdo çmim, nga bashkia e Tiranës, dhe rikthimin e këtij institucioni në duart e qytetarëve të Tiranës.

Deri në momentin kur nëna Liza do të ulet në karriken e tij. Dhe, po nuk veproi SPAK. do të veprojnë qytetarët.

Këtë model të narko-ekonomisë që e ndërtuan në Tiranë, Edi Rama me benjaminin e tij, pra Prindi 1dhe Prindi 2, po kërkojnë ta eksportojnë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Si në Shkodër, ku së fundmi është propaganduar si sukses ndërtimi I një monster gjigande betoni, që do të shkatërroj një nga qytetet më historike, jo vetëm të Shqipërisë, por të gjithë këtij rajoni.

Ky model po tentohet të eksportohet dhe në Himarë, në perlën e bregdetin tonë, ku këtë periudhë ka shkuar personalisht për fushatë edhe Erion Veliaj, për të eksportuar dhe aty, modelin e vjedhje dhe blerjes së votave, por dhe të betonizimit, dhe rrëmbimit të pronave të himariotëve.

Himara kurrë nuk mund të rrëmbehet nga Edi Rama dhe mafia grabitqare e pronave!

Himara do të mbetet e himariotëve dhe nuk do ti kalojë Narkoshtetit!

Me drejtësinë e kapur për fyti dhe veglën e tij qorre, SPAK., Edi Rama rrëmbeu dhe burgosi politikisht, kryetarin e zgjedhur nga qytetarët e Himarës, Fredi Beleri, por ai duhet të jetë I sigurt se, nuk mund të ua rrëmbejë pronat himariotëve, ështu siç ai ka menduar!

Në zgjedhjet e pjesshme të 4 gushtit në Himarë kandidati i vetëm i “Rilindjes” është Edi Rama, dhe duhet ndëshuar në mënyrë masive nga të gjithë qytetarët e bashkisë së Hiramës.

Sepse ai është ideatori dhe përfituesi direkt, i rrëmbimit dhe grabitjes së pronave të himariotëve, për t’i ndarë më pas si plaçkë tregu me oligarkët e tij për resorte ku do të pastrohen paratë e korrupsionit, të krimit dhe të Narkoshtetit.

Himara, simbol i qëndresës shekullore për liri, e ka zgjedhur Kryetarin e ri të Bashkisë, dhe ai do të jetë  Petro Gjikuria dhe Himara do t’i rezervojë Edi Ramës këtij diversionisti të ndyrë, që ndërsa pretendon se, po mbron Himarën nga helenizimi, përrallë e tij, vendos kandidat në Himara një qytetar minoritar, që nuk është himariot.

Dhe, këtë e bën me qëllime diversioni shumë të qartë, në mungesë të plotë të respektit për komunitetin e Himarës, edhe me shpresën që do të zbusë ndonjë reagim nga fqinjët tanë, në përpjekjet e tij për të manipuluar dhe vjedhur zgjedhjet atje.

Me idenë që, ja unë një minoratar ua kam sjellë në Himarë. Ne e dimë shumë mirë, që Himara, ka veçantitë e saj, sepse ne kemi në kryesi nga Vunoi, nga Palasa, nga Kuçi, kemi nga të gjithë zonar e bashkisë së Himarës.

Ndaj Edi Rama ky pushtues dhe grabitës, do të ketë atë fat, që Himara u ka rezervuar në shekuj pushtuesve dhe grabitësve.

Dhe njëherë ju falenderoj për punën dhe angazhimin gjatë kësaj sezoni. Dhe uroj dhe anëtaret e reja të Kryesisë Floridën dhe Silvanën, dy doktoreshat tona në dy fusha të ndryshme, por dhe Floen, si sipërmarrës I talentuar, edhe Turin legjendarin e njohur.