Zjarr i madh në një stan në Fier, rrezikohen banesat përreth (PAMJE)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Korrik 2024, 14:50
Një zjarr ka përfshirë një stan në Mbrostar, Fier, duke shkaktuar djegien e një autokombajne bujqësore.
Zjarri ka qenë i madh dhe ka rrezikuar edhe zona të tjera përreth.
Forcat zjarrfikëse janë angazhuar për të shuar flakët, të cilat janë favorizuar nga era dhe temperaturat e larta.
