Milan "piketon" mbrojtësin e së ardhmes, pranë firmës me lojtarin serb

Milan është pranë firmës me mbrojtësin Strahinja Pavlovic.

Lojtari i datëlindjes së vitit 2001, aktivizohet me Salzburg dhe konsiderohet si një nga më të talentuarit e rolit të tij.

Austriakët nuk e lëshojnë për më pak se 20 milionë euro, megjithatë te “Djalli” duken të bindur për një sakrificë pasi vertët besojnë te potenciali i serbit.

Milani është gati t’i dhurojë diçka më tepër se një milionë euro në sezon, shifër e kënaqshme për Pavlovic.

Mbrojtësi ka një plus pasi luan me këmbën e majtë dhe Milani nuk e ka një “sallaks” në qendër të mbrojtjes, ndërsa pavarësisht moshës së re, Pavlovic ka edhe eksperiencë.

Ai është që tani një titullar i kombëtares së Serbisë duke u aktivizuar në Kupën e Botës, por edhe në Europianin e këtij viti teksa koleksionon në total me kombëtaren 38 ndeshje.