Hera e parë në 23 vite, Real Madrid mbetet pa një “Zidane”

Për herë të parë pas plot 23-vitesh, në klubin e Real Madrid nuk do të jetë i pranishëm mbiemri Zidane.

“Los Blancos”, komunikuan së fundmi se Theo, një nga katër djemtë e Zinedine Zidan e ka mbyllur aventurën madrilene dhe se do të transferohet te Cordoba.

“Dinastia Zidane”, te Reali nisi në vitin 2001, kur ish-futbollisti i famshëm francez u transferua në Spanjë nga Juventus.

Ish-mesfushori, pati lavdi të mëdha me fanellën e galaktikëve, ndërsa tre vite më pas, në 2004-tën në akademinë e spanjollëve u regjistruan edhe dy djemtë e tij, Enzo dhe Luca.

Në vitin 2006, Zidane u tërhoq, por djemtë qëndruan me Realin derisa arritën edhe të debutonin me skuadrën e parë.

Në vitin 2010, pjesë e akademisë madrilene u bë edhe Theo, e më pas aty u regjistrua edhe Elyaz.

Ky i fundit firmosi për Betis në merkaton e fundit dimërore, ndërsaTheo u largua këtë verë duke lënë tashmë Realin pa një “Zidane”.