Zgjidhjen e gjeti te Hygeia/ Shefqeti u end nëpër spitale, mjekët e Hygeia i dhanë zgjidhjen
Shefqeti 59-vjeçar nga Lushnja i cili prej disa muajsh vuante me probleme me urinimin gjë për të cilën prej dy muajsh mbante edhe kateter.
Problemin shëndetësor nuk kishte arritur ti gjente zgjidhje në disa institucione shëndetësore ku kishte kërkuar asistencë mjekësore.
Zgjidhjen e gjeti në spitalin Hygeia, ku pas kontrolleve iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.
‘’Kisha kohë që vuaja nga prostata. Pasi isha në shumë spitale, erdha te spitali Hygeia dhe gjeta shërim të shpejtë.
Një muaj pas operacionit u paraqit per kontrollin e radhes me mjeket urologe ku mori dhe përgjigjen e biopsies.
Shprehet i kenaqur per sherbimin e ofruar nga stafi që arriten ta diagnostifikonin dhe trajtonin me sukses ndaj nuk i kursen falenderimet.
’Zoti Shefqet urime, biopsia ka dalë mirë. Nuk ke gjë të keqe, rri i qetë’’.
Shfqeti iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale TUR Prostate, që është një teknikë kirurgjikale endoskopike për trajtimin e prostatës së zmadhur, ndërhyrje kjo që u realizua me sukses nga ekipi i mjekëve kirurgë urologë të spitalit Hygeia.
