Shtiza: 1/3 e popullsisë jeton në Tiranë, rritja e metrit katror vjen si pasojë e saj
Transaksionet e pasurive të paluajtshme në vendin tonë po pësojnë tkurrje, megjithatë të dhënat e INSTAT tregojnë se në tre mujorin e parë të këtij viti, rritja e aktivitetit të pasurive të paluajtshme është ngadalësuar ndjeshëm.
E ftuar ditën e sotme në studion e "Ora News", ishte ekspertja e pronave të paluajtshme, Armelinda Shtiza, për të folur se çfarë po ndodh me tregun imobilar dhe sa reale janë këto shifta të publikuara nga INSTAT.
"Tregu i pasurive të paluajtshme duke filluar nga viti 2008 dhe sot që jemi në vitin 2024, tendenca e rritjes të referencës për metër katror, në tregun e shitblerjes së pronave, duke filluar që nga një apartament në zonat ekonomike, po fokusohem më shumë sepse 1/3 e popullsisë jeton në Tiranë dhe zakonisht dua të fiksohem këtu e më pas tek bregdeti. Kjo është një analizë specifike që shikohet rritja dhe tendenca a do ketë apo s'do ketë dhe në zonat ekonomike sociale dhe në ato zonat rezidenciale dhe të investimeve të sipërmarrjes që bëjnë investitorët e ndryshëm të rezidencës së Shqipërisë", tha Shtiza.
