Ecuria e sezonit turistik/ Vathi: Ka më shumë turistë se sa viti i kaluar
Anëtari i bordit të tur operatorëve, Besnik Vathi në një intervistë në Ora News u shpreh se jo të gjithë ata që hynë në kufi mund të cilësohen si turistë të huaj.
Vathi: Duke ardhur dhe duke shkuar më shumë drejt periudhës pik të pushimeve siç është nga mesi i korrikut dhe deri nga fundi i gushit ku këtij turizmi vendas i shtohet edhe turizmi i shqiptarëve besoj se do ketë më shumë trafik dhe më shumë lëvizje nëpër rrugët e Shqipërisë.
Jo të gjitha ata që hynë në kufi duhet dhe mund të cilësohen si turistë të huaj.
Nuk kemi pse të rrisim pritshmëritë tonë se do na rritet turizmi dhe do bëhet name ndërkohë që nga muaji në muaj është rritur edhe numri i atyre që janë vizitorë transit.
A ka ky vit më shumë turistë se sa viti i kaluar? Natyrshëm që ka.
