SPANJË-FRANCË 2:1/ Spektakël i Yamal, Spanja në 4 minuta shokon "gjelat", kthen rezultatin

Spanja dhe Franca masin forcat në Mynih, në gjysmëfinalen e parë të këtij Europiani, me të dyja skuadrat që duan trofeun.

“La Roja” vjen pas një fitore mes shumë polemikave përballë Gjermanisë organizatore, teksa çdo ndeshje e kanë fituar.

Nga ana tjetër, “Gjelat” nuk kanë treguar forcë, teksa fituan përballë Portugalisë vetëm falë ruletës së penalltive në çerekfinale.

25′ GOOOL SPANJA 2-1/ Olmo lëviz bukur dhe godet me të djathtën me Kounde që e devijon dhe e çon topin në rrjetë. 

21′ GOOOL SPANJA 1-1/ Yamal godet nga distanca dhe topi shkon në trekëndëshin e portës.

9′ GOOOL FRANCA 0-1/ Mbappe hedh një krosim në zonë dhe Kolo Muani godet me kokë duke e çuar në rrjetë.