PARAMOUNT HAP “DRITARE TË RE”/ Kompania e ikonë marrëveshje 28 mld USD bashkimi me "Sky Dance"

Kompania ikonë e Hollivudit Paramount ka rënë dakord për një marrëveshje bashkimi me një studio të pavarur, që kap vlerën e 28 miliardë dollarëve. Por çfarë e shtyu në nja kompanitë më të vjetra të Hollivud ta merrte këtë vendim? Lexoni materialin më poshtë.

Një nga kompanitë më të vjetra të Hollivudit, “Paramount Global”, ka rënë dakord të bashkohet me studion e pavarur të filmit “Skydance Media”.

Sipas marrëveshjes, kryetarja e “Paramount”, Shari Redstone do të shesë aksionet e familjes së saj në një transaksion kompleks që do të përkthehet në një firmë të re me vlerë rreth 28 miliardë dollarë.

Kjo shënon fundin e një epoke për familjen Redstone, patriarku i ndjerë i së cilës, Sumner Redstone, transformoi një zinxhir kinemash me makinë në një perandori të madhe mediatike.

“Paramount”, përfshin rrjetet televizive “CBS”, “Comedy Central”, “Nickelodeon” dhe “MTV”.

“Shpresa jonë është që transaksioni “Skydance” do të mundësojë suksesin e vazhdueshëm të “Paramount” në këtë mjedis që ndryshon me shpejtësi”, tha zonja Redstone në një deklaratë.

Sipas kompanisë, kanalet e saj televizive kanë një shtrirje globale prej mbi 4.3 miliardë abonentë në më shumë se 180 vende.

Sipas marrëveshjes, “Skydance” do të investojë rreth 8 miliardë dollarë në “Paramount”, duke përfshirë pagesën e 2.4 miliardë dollarëve për “National Amusements”, që kontrollon grupin.

“National Amusements” zotëron vetëm 10% të aksioneve të “Paramount Group”, por përbën pothuajse 80% të të drejtave të saj të votës.

“Paramount” tha se pritet të mbyllë marrëveshjen deri në verën e vitit të ardhshëm.

Studio ka bërë shumë filma të suksesshëm, duke përfshirë serialet “Godfather”, “Star Trek” dhe “Mission: Impossible”.

Por gjiganti i argëtimit ka pasur vështirësi gjatë dekadës së fundit. Aksionet e “Paramount Global” kanë rënë me më shumë se 75% në pesë vitet e fundit.