E FSHEHËN PAS KRISHTËRIMIT! Statuja e “Zotit grek” Hermes zbulohet në qytetin romak në Bullgari
Një statujë e lashtë është gjetur në Bullgari, në kanalizimet e lashta romake. Vepra prej mermeri përshkruan perëndinë greke Hermes.
Kjo statujë e perëndisë Greke Hermes e cilësuar si një thesar arkeologjik u zbulua në Bullgari gjatë gërmimeve në një kanalizim të periudhës romake.
Statuja rreth 2 metra e gjatë u gjet këtë javë gjatë gërmimeve në qytetin antik Heraclea Sintica në Bullgari, që shtrihet afër kufirit grek.
Studiuesit që drejtonin punën thanë se pasi një tërmet shkatërroi qytetin e përhapur rreth vitit 388 pas Krishtit, vepra ishte vendosur me kujdes në kanalizime dhe ishte mbuluar me dhe, duke shpjeguar gjendjen e saj të mirë.

“Koka e saj është ruajtur mirë, por ka disa fraktura në duar”, shpjegoi ekipi i arkeologëve, duke shtuar se statuja ishte një kopje romake e një origjinali të lashtë grek.
Sipas tyre, banorët në atë kohë me gjasë u përpoqën të ruanin, edhe pasi krishterimi u miratua si fe zyrtare në Perandorinë Romake.
“Çdo gjë pagane ishte e ndaluar dhe ata i janë bashkuar ideologjisë së re, por me sa duket ata u kujdesën për hyjnitë e tyre të vjetra”, theksojnë ata.

Heraclea Sintica ishte një qytet i i themeluar nga mbreti i lashtë maqedonas Filipi II i Maqedonisë, midis 356 para Krishtit dhe 339 para Krishtit.

Vendbanimi u braktis rreth vitit 500 pas Krishtit, pas një tërmeti shkatërrues

