Shuhet gjeniu i letrave, Ismail Kadare/ Lita: Humbje e madhe për letërsinë dhe gjuhën shqipe

Gazetari, Lavdrim Lita në një intervistë në Ora News u shpreh se ndarja nga jeta e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare është një humbje e madhe për letërsinë dhe gjuhën shqipe.

Lita: Është një humbje e madhe për letërsinë dhe gjuhën shqipe.

Padiskutim Ismail Kadare ka qenë një talent i kohës së tij dhe me zell të madh ka kërkuar të ishte në epiqendrën e letërsisë shqiptare qysh nga vitet 60 e deri në ditët e sotme.

Padyshim ‘’Kronikë në Gur’’ mund të themi që është një nga veprat e tij më të mira dhe më bio letrare të letërsisë së tij.

Është një personalitet në letërsiën shqiptare i cili ka pasur edhe ai dritëhijet e tij sepse dashur pa dashur ka përdorur sistemet ku ka jetuar për të mirën e tij.