“Kryqëzuesit” e Kadaresë dhe “amnistuesit” e politikanëve
Pak ditë më parë u nda nga jeta shkrimtari Ismail Kadare!
Jo të paktë ishin ata që përdorën tastierat e telefonave për të shkruar mbi këtë humbje! Shumë e ngritën në piedestal (me të drejtë për figurën që ai përfaqëson) e të tjerë me kritika e vrer, a thua se shpëtuan nga Gogoli!
Po mirë, kaq të kujdesshëm jemi ne për të mbrojtur identitetin kombëtar që medemek e paska përdhosur Ismaili!
Kemi mbi 30 vjet, e një Zot e di dhe sa më tepër, që ky identitet është nëpërkëmbur, jo me shkrime, jo me qëndrime, aspak me mendime, por hapur fare!
Këtë popull e kanë lënë pa ujë dhe nuk ka reaguar, e kanë quajtur popull që 'nuk i ngrihet' dhe sërish nervat nuk i janë ngritur!
Po dhe janë vrarë e masakruar!
Lere pastaj sa është vjedhur, që duket se është bërë normë morale!
Duhet të na shqetësojnë këto? Apo vdiq Ismaili dhe gjërat u zgjidhën!
Lërini të vdekurit të qetë, e merruni me të gjallët që kanë “vdekur” çdo element të një shoqërie të përgjegjshme!
Si thotë Niçe: Politikani e ndan njerëzimin në dy klasa. Në vegla dhe në armiq.
Armiq ne nuk jemi...

