Zgjedhje në Francë/ Çika: U bë aleancë e madhe nga forcat anti Le Pen kundër të djathtës ekstreme

Në një intervistë me ekspertin e marrëdhieneve ndërkombëtare Emilio Çika në Ora News, u diskutuan rezultatet e zgjedhjeve në Francë ku partitë e majta morën shumicën.

Ai tha se në këto zgjedhje u bë një aleancë e madhe nga forcat anti Le Pen dhe ku u bashkuan të gjitha forcat e franceze, kundër së djathtës ekstreme. 

Çika: U bë një aleancë e madhe nga forcat anti Le Pen dhe ku u bashkuan të gjitha forcat e franceze. Mesa duket kjo strategjie ka dhënë frytet e saj nëse do të vërtetohet sondazhet, pasi diferenca është e vogël. Le Pen është një forcë e tretë tashmë, së bashku me ekstremitetin e djathtë.

Populli francez arriti që të ketë një ndërgjegjësim më të lartë për atë që sjell e djathta ekstreme,. Duhet parë edhe programi i partive, edhe pse ishte një kohë e shkurtër për të parë programe të zgjedhur, por pati dallime p[programore mes partive.