Zgjedhjet parlamentare në Francë, dorëhiqet kryeministri Gabriel Attal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Korrik 2024, 21:48
Kryeministri francez Gabriel Attal ka njoftuar se do t’ia dorëzojë dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron të hënën në mëngjes. Në një reagim në platformën X, ai ka shtuar do të kryejë funksionet e tij për aq kohë sa kërkohet.
Ky reagim i Attal vjen pasi koalicioni i krahut të majtë të Frontit të Ri Popullor të Francës fitoi shumicën e vendeve në raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, duke i vendosur ato në rrugën e duhur për një fitore të papritur ndaj partisë së Tubimit Kombëtar por pa një shumicë absolute në parlament.
