Hapja e tunelit të Llogarasë, ironia e gazetarit me tekst kënge: Rama burrë me klas, ju fut Llogarasë…

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar me një tekst kënge hapjen e tunelit të Llogarasë dhe shfryrjen e propagandës qeveritare nga mediat e kontrolluara nga qeveria.

Në një postim në facebook ai shkruan me një ironi therëse se" Rama burrë me klas,/ Ju fut Llogarasë, / Çau mbi Palasë,/ Historinë la pas!/.

Postimi

Ja dhe kenga e radhës per tunelin...

Të thërrasë kënga,

Zjarr Jugu të marrë,

Iku tutje brenga,

Mbani vesh qyqarë!

Ju që nuk besuat,

Ju që shumë e shatë,

Ju që e sulmuat,

Ju që bëtë gallatë!

Rama burrë me klas,

Ju fut Llogarasë,

Çau mbi Palasë,

Historinë la pas!

Edi Rama o flori,

Rrugë bëre në Veri

Thonë ata që bëre pak,

Ndaj dhe traun e kanë hak.