Pas heqjes së mandatit të Belerit, Kryeministria nuk humb kohë, letër Begajt: Shpallni datën e zgjedhjeve në Himarë!

Kryeministria i është drejtuar me një letër Presidentit Bajram Begaj duke i kërkuar që të caktojë datën e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Himarë.

Kjo vjen pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori sot vendimin për t’i hequr mandatin Fredi Belerit, i zgjedhur më 14 maj. Lera është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Ëngjëll Agaçi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori këtë të premte vendimin për mandatin e Fredi Belerit, i cili u zgjodh në 14 maj në krye të bashkisë së Himarës, por dy ditë para rezultatit, ai u arrestua për blerje votash.

KQZ pas shqyrtimit të çështjes ka marrë vendimin që Fredi Beleri e humbet mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës.
“Nuk kanë asnjë nxitje jashtë asaj që KQZ e nxit ligji për dekriminalizimin”, tha Celibashi ndër të tjera, teksa shtoi se Komisioni Zgjedhor ka të gjitha kompetencat për të marrë këtë vendim. 

Beleri, kreu korrupsion në zgjedhjet lokale të 2023, nga të cilat u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Por gjatë 13 muajve në paraburgim ky mandat nuk u bë funksional pasi ai nuk u betua. Gjykata e Apelit të Posaçëm e gjeti fajtor 52-vjeçarin duke lënë në fuqi dënimi dy vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Pas heqjes së mandatit të Belerit, Kryeministria nuk humb kohë,