Me vezë para Bashkisë Tiranë/ Protesta e opozitës: Ndëshkohen tregtarët, jo të korruptuarit
Opozita ka kërkuar edhe një herë dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj. Në protestën e radhës u theksua se kupola e institucionit është në burg ose në hetim për korrupsion dhe abuzim me fondet publike.
Opozita protestoi sërish para Bashkisë së Tiranës, për të denoncuar siç u shprehën, korrupsionin në këtë institucion.
Pjesëmarrësit hodhën vezë ndaj Bashkisë, ndërsa nuk u shënuan përplasje me forcat e rendit. Madje nuk u bënë përpjekje për të shuar gomat e ndezura në flakë.
Për Belind Këlliçin, dosja "5d" është tregues I korrupsionit dhe implikimit të kryebashkiakut.
Përfaqësuesi I Partisë së Lirisë, tedi blushi ngriti shqetësimin për ndëshkimin e fshatarëve në tezga por jo të të korruptuarve.
Tashmë opozita ka kërkuar një tjetër tubim, këtë radhë në bulevardin e kryeqytetit.
