Ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu, i dënuar me burg përjetë për masakrën e Lushnjes
Ekstradohet nga Greqia Laert Haxhiu, i dënuar nga gjykata e posaçme me burg përjetë për masakrën e Lushnjes.
Ai është sjellë nga pika kufitar me Kakavijës.
Haxhiu, i njohur ndryshe si “rivali i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, vrau Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën si dhe plagosi Marjus Xhepexhiun dhe Bujar Turkut në Lushnjë.
Shënjestra ishte Xhulio Shkurti, nipi i ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare.
Ai prej kohesh qëndronte ne burgun e Greqisë pasi u kap me dokumente të falsifikuar. Haxhiu dyshohet se ka krijuar një grup kriminal ku pjese ishte edhe bashkëpunëtori i drejtësisë Artan Tafani.
Ai ka treguar për krimet e kryera duke implikuar Haxhiun në disa krime të rënda.
Po ashtu dy miqtë e tij me të ngushte Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi janë dënuar më burg përjetë.

