PAMJE/ Mbërrin në Teatrin e Operas dhe Baletit arkëmorti i shkrimtarit Ismail Kadare, e bija në lot

Ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit trupi i gjeniut të ndjerë të letërsisë shqipe, Ismail Kadare. Mësohet se Kadare do të nderohet me ceremoni shtetërore.

Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore është ngritur një Komision i Posaçëm Shtetëror, nën mbikëqyrjen e Kryeministrit.

Homazhet publike për të do të mbahen në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit në orën 09:00. 

Pak çaste më parë, trupi i pajetë i shkrimtarit Kadare, ka mbërritur në Teatrin e Operas dhe Baletit.