Ambasada e SHBA: Jemi thellësisht të pikëlluar! Letërsia e Ismail Kadaresë frymëzon lexuesit në mbarë botën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2024, 13:45
“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë”. Kështu e nis mesazhin e ngushëllimit ambasada e SHBA-ve në Tiranë, për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë.
Ambasada e SHBA-ve thekson se letërsia e Kadaresë frymëzon lexuesit në mbarë botën
“Jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë, letërsia e të cilit frymëzon lexuesit në mbarë botën.
Kujtojmë me mall që Ambasada e SHBA-së nderoi Kadarenë me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë 2020.
Puna e tij ka krijuar ura midis Shqipërisë dhe botës dhe trashëgimia e tij do të jetojë si një dëshmi e gjeniut të tij letrar.
Mendimet tona janë me familjen e tij, me të dashurit e tij dhe me popullin shqiptar.”, thuhet në reagimin e ambasadës.

