RINFEST, PLOT “YJE”/ Producentja Xhoi Jakaj: Zbulojmë e promovojmë talente
“Rinfest” mbylli me sukses edicionin e tretë nën drejtimin e producentes Xhoi Jakaj! Zbulimi dhe promovimi i yjeve të rinj të artit është synimi i aktivitetit tashmë i kthyer në traditë
“RinFest”, evenimenti artistik që promovon të rinjtë në fusha të ndryshme të artit erdhi në edicionin e tretë!
Producentja Xhoi Jakaj tha se qëllimi mbetet zbulimi dhe mbështetja e talenteve!
Anëtarët e jurisë vlerësuan se Rin fest prodhon yje të ardhshëm të muzikës dhe skenës
Alma Strazimiri, drejtoreshë artistike, theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në festival si Rinfest
Më të mirët për çdo kategori u vlerësua me çmime.
Festivali këtë vit iu dedikua edhe mësueses dhe aktivistes Ina Kasimati e ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit!

