EMRI+VIDEO/ Lëvizte me kallashnikov me vete nëpër Sarandë, arrestohet 29 vjeçari nga Delvina

Një 29-vjeçar është arrestuar pasi u kap në flagrancë me armë zjarri kallashnikov me vete

I riu nga Delvina, Marius Haxhi u arrestua në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në afërsi të fshatit Bajkaj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Strike 16".  

Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi M. H., 29 vjeç, banues në Delvinë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në afërsi të fshatit Bajkaj.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.