ÇIFTI FRYMËZON NJË FILM/ Romanca nga përqafimi i Tylor Swift dhe Trevis Kelce në fushën e Super Bowl

Përqafimi ikonik i Tylor Swift dhe Trevis Kelce në fushën e Super Bowl është bërë burim frymëzimi për një film romantik që nis xhirimet muajin që vjen dhe që do të ketë qendër skuadrën e futbollistit amerikan ‘Kansas City Chiefs’

Dashuritë e mëdha kanë qenë gjithmonë burim frymëzimi për prodhimet artistike romantike. Ky përqafim i çiftit Tylor Swift dhe Travis Kelce është pikërisht rasti.

Këngëtarja dhe futbollisti amerikan shkëmbyen puthje në fushën e Super Boël në fillim të këtij viti, ku ajo ndodhej për të mbështetur partnerin.

Frymëzuar nga ai moment, Hallmark Channel, së bashku me NFL, Skydance Sports dhe Kansas City Chiefs(skuadra për të cilën luan Kalce) njoftuan këtë të hënë se kanë bashkuar forcat për të prodhuar një film të titulluar “Holiday Touchdoën: A Chiefs Love Story”, i cili do të nisë xhirimet muajin e ardhshëm.

Historia përqendrohet tek Alana Higman, që është e sigurt se historia e përjetshme e familjes së saj si super-fans të Kansas City Chiefs i bën ata një favorit për të fituar konkursin "Tifozja e Vitit".

Drejtori i angazhimit të tifozëve të ekipit, Derrick ka për detyrë të vlerësojë se si familja e Alanës përparon, dhe ndërsa dyshja kalon kohë së bashku, është e qartë se ka një shkëndijë mes tyre.

Sipas publikimit, filmi do të nderojë vendlindjen e Chiefs duke u filmuar tërësisht në Kansas City.

Romanca Kalce Swift zuri skenën qendrore në shumë lojëra të Chiefs vitin e kaluar, pas lidhjes së tyre në shtator, me yllin e popit që u pa e pranishme në disa ndeshje për të mbështetur kampionin e Super Bowl.

Lidhja e tyre që atëherë është kthyer në një spektakël publik pasi çifti janë parë shpesh në eventet e njëri-tjetrit.