''Shqipëria, një mrekulli e vërtetë'', influencerja Bale tregon vendet më të bukura që ka vizituar në Evropë
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 30 Qershor 2024, 20:47
Influencerja, Renisa Bale në një intervistë në Ora News u shpreh se Shqipëria është një mrekulli e vërtetë dhe se vendi më i bukur që ka vizituar në Evropë është Portugalia.
Bale: Në fakt pyetjet variojnë më shumë nga grupmoshat.
Familjarët pyesin më shumë për resortet.
Të rinjtë janë të fokusuar drejt udhëtimeve drej Azisë dhe Evropës.
Shqipëria është një mrekulli e vërtetë.
Thethi është një mrekulli.
Ndërsa Jugu ka Dhërmiun, Sarandën.
Unë do veçoj Italinë, është fantastike.
Surprizë për mua ka qenë Lisbona.
Së pari do vendoja Portugalinë, më pas Italinë.
Më pas do thoja Amsterdami.
Nuk mbetet pas Barcelona.
Vendi më i shtrenjtë që kam vizituar ka qenë Bali.

