Inva Mula reagon për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh Ismail Kadare: Në ç’ëndërr të kemi rënë kaq keq…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Korrik 2024, 10:42
Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Inva Mula, ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare.
“Lamtumirë Mjeshtër! Në ç’ëndërr kemi rënë kaq keq, që dot s’po zgjohemi vallë?”, ka shkruar këngëtarja, ndërsa ka publikuar një foto të tij dhe poezinë e famshme “Mall”.
Ismail Kadare mbylli sytë përfundimisht ditë e somte, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.


