Williams dhuron 'show', Spanja shënon të tretin ndaj Gjeorgjisë dhe fut në 'kasafortë' kualifikimin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2024, 22:39
Ishte një “përrallë” e bukur për aq zgjati.
Pas pësimit të dy golave, në minutat 39′ e 51′, “Kryqtarët” e Gjeorgjisë kanë pësuar edhe golin e tretë përballë “Furisë së Kuqe” spanjolle, me këta të fundit, që mund të thuhet se arritën fazën çerekfinale të Euro 2024.
Një kundërsulm vrastar i djemve të Luis de la Fuente është finalizuar më së miri nga “ylli” i sulmit, Nico Williams, i cili me një goditje potente mposht portierin Mamardashvili.
Rezultati shkon në 3 me 1 për Spanjën.