EURO 2024/ Sllovakia po bën surprizën, e mbyll pjesën e parë në avantazh ndaj Anglisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Qershor 2024, 18:51
Në “Veltins Arena”, të Gelsenkirshenit, Anglia, po sfidon Sllovakinë, ndeshje e vlefshme për 1/8-at e finaleve të Euro 2024.
Ndërkohë surprizën në këtë pjesë të parë po e bëjnë sllovakët.
Sllovakia e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 ndaj Anglisë, ku vendimtar deri tani po rezulton goli i Schranz në minutën e 25-të.